Veliaj me 4 nënkryetarë, firmos 3 emërimet e para. Mungon ai i FRD-së

Aug 1, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar tre nënkryetarët e rinj të Bashkisë së kryeqytetit.

Erion Veliaj gjate prezantimit te 24 administratoreve
Erion Veliaj gjate prezantimit te 24 administratoreve

Ish-zv.ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, do të jetë krahu i djathtë i Veliajt, po ashtu dhe ish-zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, si propozim i LSIsë. Dy funksionarët e qeverisë, sipas Veliajt, do të japin dorëheqjen në javët e ardhshme.

PDIU e Shpëtim Idrizit do të ketë një nënkryetar, avokatin Isuf Shehu. Veliaj ka deklaruar dje se bashkia do të ketë katër nënkryetarë, por përfaqësuesi i Frymës së re Demokratike, Andi Seferi, nuk ka qenë i pranishëm gjatë ceremonisë.

Mësohet se FRD ka kërkuar edhe 3 administratorë veç postit të nënkryetarit, por gjatë negociatave nuk është arritur dakordësia me PS-në për shkak të rezultatit që FRD ka arritur në këto zgjedhje. Ndërkohë që nënkryetari i FRD-së, Seferi mësohet se ka qenë me pushime. 

Erion Veliaj gjate prezantimit te 24 administratoreve
Erion Veliaj gjate prezantimit te 24 administratoreve

ADMINISTRATORË

Erion Veliaj, ka prezantuar dje 24 administratorët e rinj të njësive menaxhuese të kryeqytetit, duke u dorëzuar atyre që ditën e parë vulën e institucionit.

Njësia nr. 1 e Tiranës do të drejtohet nga Trëndelinë Jaku, Njësia nr.2 do të drejtohet sërish nga Elez Gjoza, Njësia nr.3 nga Ergesta Ninka, Njësia 4 nga Liri Qoshi, në Njësinë nr.5 Violeta Kika, ndërsa në Njësinë nr.6 Adriatik Merko.

Njësia shtatë do të administrohet nga Gjinovefa Kadria, Njësia nr.8 nga Erjon Xhafa. Adelina Albrahimi do të menaxhojë Njësinë nr. 9, ndërsa Arian Hamiti Njësinë nr.10. Gentin Arapi është emëruar administrator në Njësinë nr.11, ndërkohë që Kujtim Qefalia ka qëndruar si administrator i njësisë së Dajtit.

POROSIA
Veliaj ka deklaruar dje se administratorët e rinj duhet që të garantojnë shërbime për qytetarët që ditën e parë të marrjes së detyrës, ndërkohë që porosia për ta ka qenë performanca dhe rezultatet.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, administratorët do të qëndrojnë në detyrat e tyre vetëm nëse do të kenë rezultate konkrete në njësitë e tyre administrative. “Si një pozicion i emëruar dhe jo i zgjedhur, puna juaj do të përcaktojë edhe qëndrimin tuaj

Administratorët e Tiranës:

Lindita Kola – Njësia 1
Elez Gjoza – Njësia 2
Ergesa Nika – Njësia 3
Liri Qoshi – Njësia 4
Violeta Kila- Njësia 5
Adriatik Merko – Njësia 6
Gjioveta Kadria – Njësia 7
Erion Xhafa – Njësia 8
Adelina Albrahimi – Njësia 9
Arian hamiti – Njësia 10
Gentian Arapi – Njësia 11
Sokol Kupi – Petrelë
Admir Abrija – Farkë
Xhemal Qefalia – Dajt
Genc Hita- Zallbastar
Alfred Braja-Kërrabe
Shpëtim Sina – Shën Gjergj
Gentian Myrtaj – Vaqarr
Erin Capi – Kashar
Refik Velia – Bërzhitë
Besmir Kola – Pezë
Xhavid Ceka – Ndroq
Arben Maloku – Zallher
Ilir Bermeta – Baldushk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura