Veliaj mbledh anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak: Dalipi propozohet kryetar

Jul 29, 2015 | 20:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar sot një mbledhje me anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak.

Erion Veliaj dhe Aldrin Dalipi
Erion Veliaj dhe Aldrin Dalipi

Mbledhja, e cila zgjati 30 minuta dhe erdhi vetëm një ditë para konstituimit të Këshillit Bashkiak, mendohet se në qendër të bisedimeve ka patur propozimin e emrit të kryetarit të Këshillit.

Burime të “Panoramës” thonë se do të jetë Aldrin Dalipi, ai i cili do të propozohet për kryetar të Këshillit Bashkiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura