Veliaj: Këshilli i Qarkut 1000 vlerësime për dëmshpërblimet e të prekurve nga tërmeti

Dec 3, 2019 | 22:22
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës lidhur me situatën e emergjencave, ku u miratua lista me 500 dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit, si dhe u shpjegua procedura që duhet të ndjekin qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit për të përfituar bonusin e qerasë për 1 vit.

f767c83c-052d-4c22-8c99-81b54bbed946

Pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë, 500 dosje për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shator 2019.

Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë.

Kryetari i Bashkisë në fjalën e tij ndërsa falënderoi kreun e Qarkut Aldrin Dalipi tha se Këshilli i Qarkut Tiranë ka dërguar pranë Këshillit Bashkiak listën me 500 dosje të tjera në një kohë rekord.

“Vendimi më i rëndësishëm dhe për këtë dua të falënderoj Aldrinin, Kryetarin e Këshillit të Qarkut, që kanë punuar non-stop, që për dëmshpërblimet në pagesë cash, siç bëmë 2 herë, pra 1 herë me 51 dhe 1 herë me 507 dëmshpërblime, edhe sot kemi 500 dëmshpërblime të tjera duke dëmshpërblyer kështu mbi 1000 familje” tha Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura