Veliaj ia kërkon për muze shtëpinë, Sadije Agolli: E vështirë të ndahem prej saj

Jan 25, 2018 | 22:00
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për ti kthyer në shtëpi muze.

Projektvendimi është përgatitur nga administrata e Bashkisë dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e parashikuar për në 31 Janar.

dritero-kadare

“Shtëpitë e tyre janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua pranë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Sakaq, kthimi në muze i apartamenteve është një ide joshëse për familjet e shkrimtarëve, po aq sa e vështirë. Është shumë e vështirë për ta, të ndahen me kujtimet e një jetë të tërë, mes atyre mureve.

E pyetur nga “GAZETA SHQIPTARE”, Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëro Agollit, tha në linjë telefonike se “e kam shumë të vështirë të ndahem prej shtëpisë. Nuk e di a do mundem. Kam një jetë këtu dhe nuk e nëse kam fuqi të iki prej saj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura