Veliaj gjen zgjidhjen, çunat që xhirojnë gomat s’do i fishkëllejnë më gocat në Bllok

Apr 26, 2016 | 11:30
SHPËRNDAJE

Janë hapur sot 3 segmente të Unazës së Vogël të kryeqytetit, teksa kreu i Bashkisë së Tiranës në deklaratën për mediat ka bërë me dije se kanë ndryshuar edhe stacionet e autobusëve, të Kosovës, Greqisë, dhe të linjës urbane ndërqytetase.

Veliaj tha se pasi unaza e vogël të jetë e mbaruar totalisht do fillojnë punimet në Sheshin Skënderbej.

Por duke iu përgjigjur pyetjes për zgjidhjen e trafikut, Veliaj thumboi ata që bëjnë xhiro në Bllok me makina të shtrenjta dhe dha si shembull lirimin e trafikut tek Sheshi Italia dhe stadiumi Dinamo, ku sic tha kreu i Bashkisë, nuk ka më burra “që kruanin kërthizën dhe shisnin makina të vjetra”.


Veliaj per parkimet me pagese by gazeta-panorama

“Sa më shumë ndërton rrugë për makina aq më shumë makina do kesh, kështuqë asnjë qytet s’ja ka gjetur ilacin makinave. Aty ku është bërë parkim me pagesë, tek sheshi italia dhe Stadiumi Dinamo nga ajo lloj tollovie, burra që rrinin gjithë ditën hanin fara dhe kruanin kërthizën duke shitur makina të përdorura, nuk janë më aty vetëm se ka cmim.

Të forcojmë më shumë parkimin me pagesë, që njerëz që rrinë kot vinë vërdall në Bllok duke xhiruar gomat që t’i fishkëllejnë ndonjë goce, këtë s’do ta tolerojmë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura