Veliaj flet si kryebashkiak: Qytetarët të bëjnë durim, dua të punoj me opozitën

Jul 30, 2015 | 16:40
SHPËRNDAJE

Pasi është betuar, Erjon Veliaj ka mbajtur edhe fjalimin e parë si kryebashkiak i Tiranës.

Ai u shpreh se në këto katër vite, Bashkia ka dështuar në përmbushjen e misionit të saj, madje në disa raste ka qenë ajo problem.

veliaj bashki
Veliaj ne fjalimin e pare si kryebashkiak

“Sot kemi mundësi ti shërbejmë qytetarëve me kohë të plotë. Bashkia do punojë për qytetarër dhe ata do jenë aksionerë në punën tonë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet sot Tirana. Ne jemi dëshmitarë se bashkia nuk ka funksionuar. Njerëzit kanë humbur besimin te zgjedhjet e përbashkëta sepse bashkia dështoi të përmbushë misionin e saj si rregullatore në komunitet”, tha Veliaj.

Sipas tij “ujësjellësi nuk është në gjendje të furnizojë me ujë dhe qytetarët kanë gjetur zgjidhje individuale. Qyteti nuk ofron parkim dhe qytetarët kanë gjetur zgjidhje individuale duke vënë zinxhirë dhe dryna. Nga sot kjo situatë merr fund, ky qytet është i të gjithëve. Unë do bëj çdo gjë për të arritur në zgjidhje të përbashkëta për problemet tona të përbashkëta”.

Veliaj i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë durim në ndryshimin e qytetit.

Perfaqesuesit e komuniteteve fetare ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak
Perfaqesuesit e komuniteteve fetare ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak

“Qytetarët duhet të tregojnë durim. Pritshmëritë janë shumë të mëdha, unë jam i vetëdijshëm për këtë. Tirana nuk do ndryshojë brenda ditës, ndryshimi që presim kërkon kohën e nevojshme, por mbi të gjitha kërkon edhe bashkëpunimin tuaj”, theksoi më tej Veliaj.

Në fjalën e tij kryebashkiaku u ndal edhe te fakti se PD nuk pranoi që mbledhja e parë e Këshillit të bëhet në një ambient të hapur për ti dhënë mundësi qytetarëve që të marrin pjesë. “Ndihem i keqardhur që u munduan që në mbledhjen e parë të censurojnë publikun pasi nuk pranuan që mbledhjen e parë ta bënim në një ambient të hapur. Dua që ti bëj të ditur opozitës, ne i përkasim forcave të ndryshme. Deri pak javë më parë ishim në llogore të ndryshme në fushatë, por sot ajo ka mbaruar. Shpresoj që nga mbledhja e ardhshme të punojmë së bashku me opozitën”, tha më tej Veliaj.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura