Veliaj fiton betejën me PD, 6 mandatet në Këshillin Bashkiak janë të vlefshme

Jul 18, 2018 | 17:33
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit Administrativ, vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

f0a33253-0e92-4832-a3cf-e0760953000b

Vendimi i sotëm heq çdo dyshim për vlefshmërinë e mandateve të këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.

Me kete vendim bien edhe pretendimet e këshilltarëve të PD-së, të cilët me arsyetimin se këto mandate janë të pavlefshme, kanë bojkotuar për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme për qytetarët, si dhënia e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Vendimi i plotë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura