VIDEO/ Zbardhen batutat e Veliajt me Kosovën dhe Tabakun pa mikrofon

Jun 10, 2015 | 7:27
SHPËRNDAJE

Ndonëse nuk duken shenja për një takim ballafaques mes dy kandidatëve kryesorë për Bashkinë e Tiranës, nuk ka munguar një takim rastësor mes tyre dhe madje edhe një shtrëngim duarsh e buzëqeshje.

Halim Kosova dhe Erjon Veliaj sot ne debatin per Tiranen

Kandidati i shumicës, Erion Veliaj dhe ai i PD-së, Halim Kosova janë takuar me njeri -tjetrin gjate konferences “Sfida dhe mundesite per Tiranen”.

Takimi mes tyre është bërë në nisje të konferencës, kur kandidatët nuk kanë kursyer shtrëngimin e duarve dhe disa fjalë mes tyre. 

Veliaj ka qenë në këtë takim i shoqëruar nga zëvendsministri i Arsimit, Mazniku, ndërsa Kosova nga deputetja Jorida Tabaku. Pas takimit, kandidatët kanë shtrënguar duart edhe me shoqëruesit e secilit.

Në konferencë, cdo kanididat në garë për Tiranën ka shpalosur platformën e vet, me të cilën edhe kërkojnë votën e qytetarëve më 21 qershor. 

Batutat

Halim Kosova: Si je, mirë?

Erjon Veliaj: Si të shkojnë punët?

Halim Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.

Erjon Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë.

Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut

Erjon Veliaj: Jorid si je ti?

Halim Kosova i flet sërish Veliajt

Halim Kosova: Ke fillu të më ngjash.

Jorida Tabaku: Edhe improvizon, edhe sajon. Hajde.

Erjon Veliaj: Se di, por te lagjja jote kam thënë të vërtetën.

Jorida Tabaku: Jo jo. Te imja jo njëherë. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura