Veliaj: Armand Duka ka shitur ndeshje, ku i çoi 2 mln dollarët? Duhet të japë llogari në prokurori

Jan 20, 2022 | 22:21
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ajo çka ka ndodhur në drejtimin e Federatës së Futbollit nga ana e Armand Dukës është një trashje e zullumit. Për këtë arsye sipas tij, Duka duhet të japë llogari në prokurori. “Kur trashet zullumi duhet të japësh llogari, të paktën në prokurori”, tha Veliaj mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News 24.pjimage (4)I pyetur nëse ky është një sulm politik, duke qenë se Armand Duka është i vëllai i deputetit të Opozitës Agron Duka, Veliaj shpjegoi se nuk ka asnjë sulm politik në këtë mes, dhe për këtë çështje ai ka të njëjtin qëndrim që mbajti ndaj ngjarjes së Astirit. Ndërsa shtoi se nën drejtimin e Armand Dukës janë shitur ndeshje dhe janë shuar ëndrrat e shumë të rinjve për t’u bërë futbollistë.

Biseda në studio:

Pyteje: Armand Duka ka vëlla Agron Dukën që është në radhët e opozitës dhe secili ka pasur karrierën e tij, dikush mund të thotë se ky është një sulm politik dhe del ideja, edhe këtë doni ta merrni?

Veliaj: Kësaj i përgjigjem siç iu përgjigja asaj të Astirit, ato tre vjet që humbëm duke djegur goma do të na rikthejë njeri. Sapo iu referove që sapo ka 20 vjet.  Të ketë djegur rininë e çunave që janë rritur me këtë dhe kanë parë që ka shitur ndeshje, ke ekipe që janë skualifikuar nga UEFA, që ke parë në TV se si lihen gola.

Pyetje: Ne kthehemi si në vitin 2007 kur shikojmë qeverinë përballë Federatës po shikojmë të njëjtën sjellje, a ka një mënyrë tjetër si zgjidhet kjo?

Veliaj:  Po ka një mënyrë tjetër; Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushat, ku janë pagat e luftës, pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? More 2 mln dollarë, ku shkuan? Zhduken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet. Kur shikon që në 20 vjet të kanë ikur bashkëpunëtorët tregon se çfarë lidershipi je.  Ajo që ndodhi në Durrës, ku u falsifikua firma e kryetarit të bashkisë së  Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura