Veliaj: 2016 është viti i fëmijëve, do ndërhyjmë në çdo lagje

May 5, 2016 | 12:25
SHPËRNDAJE

Kopshti “Xixëllonjat”, në Fushën e Aviacionit në Laprakë ofron kushte dhe infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurtë për të gjithë fëmijët që e frekuentojnë atë.

Ambientet e rikonstruktura të kopshtit 64 u inaguruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky kopsht është transformuar plotësisht nga gjendja në të cilën nga koha e fushatës elektorale, një vit më parë. Kjo falë investimit të kryer nga biznesi në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës “Adopto një Kopësht”.

26406068010_99c73fbb5b_h

“Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë ‘Adopto një kopësht’. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai siguroi se puna e nisur gjatë vitit të shkuar me çerdhet do vijojë gjatë këtij viti me 23 kopshtet e Tiranës, për të bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurimin e kushteve më të mira për fëmijët e kryeqytetit.

Veliaj shtoi se gjatë këtij viti do të realizohen edhe disa ndërhyrje të tjera në kryeqytet të karakterit social, siç janë rikonstruksioni dhe hapja e bibliotekave të lagjeve, si dhe hapja e kampeve verore.

26679505135_7ce4a3ebd1_h

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura