Velia shtron iftar për besimtarët myslimanë: Të sillemi çdo ditë me të njëjtin zell e përkushtim, ashtu si në muaj Ramazani

Mar 30, 2023 | 13:39
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shtruar iftar mbrëmjen e djeshme për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.

WhatsApp Image 2023-03-30 at 1.32.32 PM

 

Në tryezë me të gjithë myslimanët besimtarë, Veliaj tha se muaji i Ramazanit është i veçantë për nga rëndësia, dhe të gjithë bëhen më të dashur dhe pozitivë me njëri-tjetrin.

“Ndonjëherë pyes veten, a mund të kishim çdo muaj Ramazan? E besoj se secili prej nesh mund ta marrë këtë vendim, për t’u sjellë çdo muaj me shenjtërinë që na dikton koha Ramazanit. Kështu do të kishim një qytet, një shoqëri, një vend edhe më të begatë, më të bekuar, një shoqëri edhe më të dashur, me njerëz më tolerantë. Ndaj, uroj që çdo ditë e këtij qyteti, çdo ditë e kësaj shoqërie, çdo ditë e jetës sonë, të jetë një ditë që jetohet me këtë zell, me këtë përkushtim, me këtë çiltërsi, e me këtë dinjitet”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj shtoi:

“Ditët më të mira i kemi përpara! Por kur mendoj se jam ndoshta i fundit i asaj gjenerate që fenë e kishte të ndaluar, besimin e kishte të ndaluar, organizimi i iftarit do e çonte të gjithë këtë grupim prapa hekurave në ato vite, aty kuptojmë sa kemi ecur. Jo gjithmonë kemi punuar për të ecur përpara, por kemi ecur shumë, kemi bërë një rrugë shumë, shumë të gjatë. Ndaj, besoj që rrugëtimin dhe ditët më të bukura, dashtë Zoti dhe dëshira e tij do t’i kemi përpara. Faleminderit dhe Zoti jua pranoftë!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura