Vejusha nga Italia për pushime në Durrës, denoncoi 46-vjeçarin: Më përndjek për seks

Aug 5, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Vejusha 66-vjeçare kishte ardhur per pushime ne Durres, pasi jeton me familjen ne Itali, por ka perfunduar ne dyert e komisariatit te Durresit per te kallezuar nje person i cili sipas saj kishte disa dite qe e shqetesonte duke e perndjekur.

foto ilustruese
foto ilustruese

Sipas Policisë, Arben Gjini, 46 vjeç, nga Durrësi, ka përndjekur për ditë të tëra nëpër qytet gruan 20 vjet më të madhe se ai, me iniciale K.M.

E shqetësuar nga veprimet e pahijshme të 46- vjeçarit, pas disa ditësh përndjekje, ajo i është drejtuar Policisë për ta denoncuar. Gjini do të hetohet tashmë nga Prokuroria e Durrësit nën akuzën e “ndërhyrje të padrejtë në jetën private”.

Mësohet se 66-vjeçarja dhe Arbën Gjini banojnë në lagjen Nr. 16. Ai e kishte pikasur gruan në moshë disa ditë më parë, pak ditë pasi ajo ishte kthyer nga Italia ku jetonte me fëmijët e saj, për të bërë disa ditë pushime në Durrës, ku kthehej herë pas here te banesa e saj.

Në çdo moment që e shikonte të moshuarën në rrugë, Gjini i afrohej dhe i fliste. Ai i shprehte se e pëlqente shumë dhe i ishte kthyer në fiksim. Madje, 46-vjeçari. i martuar dhe baba, ka arritur t’i kërkojë vejushës të kryenin marrëdhënie seksuale. Në këto momente, 66-vjeçarja kuptoi se situata po dilte nga kontrolli dhe pasi i ka kërkuar Gjinit të largohej dhe ta linte të qetë, i drejtohet komisariatit të Policisë për të kryer denoncimin.

“Nuk më ka ndodhur më përpara, që një njeri i panjohur të më përndjekë për ditë të tëra dhe pa pikë turpi të më kërkojë seks. Që nga dita që u ktheva nga Italia, personi në fjalë më ka bezdisur jashtë mase, duke më ndjekur si hije. Kudo që shkoja, ai ishte përpara ose pas meje”, ka deklaruar në Polici 66-vjeçarja.

Pas arrestimit, Gjini mësohet të mos këtë mohuar asgjë nga deklarata e 66-vjeçares, duke theksuar se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

“Nuk kam bërë asnjë shkelje. Më pëlqente dhe thashë ta provoja. Kam vepruar si qytetar, nuk kam përdorur as dhunë dhe as presion mbi të. Nëse do të më arrestoni për një vepër të cilën e kryen thuajse çdo mashkull në botë, atëherë nuk ka problem. Nuk kam krijuar asnjë skenë për ta vënë në siklet zonjën”, ka deklaruar ai.

/L.M/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura