“Vejusha e Bardhë”, 32-vjeçarja terroriste që ka ekzekutuar barbarisht 400 persona (FOTO)

May 18, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

“Vejusha e Bardhë” është përgjegjëse për ekzekutimin e 400 personave në bastisjet terroriste, sulmet vetëvrasëse dhe shpërthimet e makinave në Somali dhe Kenia, sipas të dhënave të Inteligjencës britanike, raporton “Mirror”.

Samantha Lewthwaite

Nëna e 4 fëmijëve Samantha Lewthwaite thuhet se është bërë një figurë e rëndësishme në grupin xhihadist terrorist Al Shabaab.

Masakrat e 32-vjeçares përfshijnë sulmin e tmerrshëm të muajit të kaluar në një universitet në Kenia, i cili la 148 të vdekur, thanë shefat e sigurisë.

Samantha Lewthwaite

Një oficer i lartë në sektorin anti-terror në Somali tha se Lewthwaite është promovuar me shpejtësi nëpër radhët e Al Shabaab dhe asaj i janë besuar disa prej sulmeve më barbare të grupit terrorist.

Ajo shihet si krahu i djathtë i liderit të grupit Ahmad Umar dhe është e dyshuar për urdhërimin e vdekjes së më shumë se 400 njerëzve të pafajshëm.

Pas sulmit në “Garissa University”

32-vjeçarja është diplomuar në Universitetin e Londrës dhe është përshkruar si “një person i keq, por shumë e zgjuar”.

Ajo i ofron familjeve të prekura nga varfëria nga 300 stërlina për t’i përdorur fëmijët dhe gratë e tyre si kamikazë.

Homazhe pas masakres në universitetin në Kenia

Pas sulmeve të vitit 2005 që vranë 52 persona, e ashtuquajtura “Vejusha e Bardhë” u largua nga Britania.

Lewthwaite -babai i së cilës ka shërbyer me ushtrinë në Irlandën e Veriut- është e veja e Germaine Lindsay, një nga kamikazët në sulmet e “London 7/7”.

Ajo ka qenë në arrati për gati katër vjet dhe është e lidhur me sulmin në qendrën tregtare ‘Westgate’ në Nairobi, ku 67 persona – përfshirë pesë britanikë- u vranë nga Al Shabaab në vitin 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura