“Veç të kem një natë me ty, t’i paguaj unë pushimet”/ Shqipe Hysenaj i “mbyll gojën” ndjekësit, zbulon edhe me kë është në Dubai

Sep 13, 2021 | 13:49
SHPËRNDAJE

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ka udhëtuar drejt Dubait për të kaluar disa ditë pushimi. Gjatë kësaj periudhe, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit në Instagram pothuajse çdo gjë nga aventura e re që po kalon.

shqipe hysenaj (1)

Së fundmi, Shqipja u kushtoi pak kohë ndjekësve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre, përfshirë edhe ato pikantet.

Veç të kem nji natë me ty, betohem t’i paguaj unë pushimet në Dubai”, i shkroi dikush.

Hysenaj nuk e la pa një përgjigje publike ndjekësin, të cilit në një video i tha: “Nuk kam nevojë të m’i paguash as ti pushimet dhe askush tjetër, se ia paguaj vetë vetes. Prandaj nuk merrem me tipa si puna jote, sepse të duan femrat për interes dhe ti e di që askush nuk të do për atë që je, por vetëm për atë që ke”.

Pas daljes nga programi i dashurisë, Shqipja u përfol për një lidhje me Fation Kuqarin, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, por asnjëri nuk i konfirmoi këto zëra.

E pyetur se me kë po i shijon pushimet në Dubai, Shqipja tha: “Me një pjesëtar të familjes”, duke ngritur dyshimet se ka nisur një lidhje të re, që nuke  ka bërë publike ende.

shqipe hysenaj (9) shqipe hysenaj (8) shqipe hysenaj (5) shqipe hysenaj (4) shqipe hysenaj (7) shqipe hysenaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura