“Veç përpara bab”- Tayna publikon bisedën me babain pas koncertit: Plot paska, të lumtë

Feb 17, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Tayna është një nga reperet më të suksesshme në Shqipëri. Ajo ka arritur të sigurojë shumë fansa me muzikën e saj dhe është mjaft e kërkuar edhe në koncerte.

Në çdo hap të sajin, reperja ka përkrah familjen e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një bisedë me të atin ku ky i fundit i shpreh mbështetjen e tij.

Biseda u zhvillua pas mbarimit të një koncerti të Taynas në Londër.

Babai e përgëzon atë për fansat e shumtë në koncert duke i thënë që do jenë gjithmonë përkrah saj.

“Plot paska të lumtë”- i shkruan ai.

Ndërsa reperja i përgjigjet: “Faleminderit Bab! Gjithmonë kam dashur t’iu bëj krenar dhe jam shumë e lumtur si edhe falënderuese që po më përkrahni në ëndrrat e mia. Ju dua shumë dhe më ka marrë malli.”

Më pas babai i dërgon mesazh: “Do jemi gjithmonë përkrah teje. Veç përpara bab.”

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura