Vdiqën tragjikisht në Rrugën e Kombit/ Mediat zvicerane publikojnë fotot e katër viktimave

Jan 17, 2021 | 11:38
SHPËRNDAJE

Katër anëtarë të familjes Avdijaj, por me qëndrim në Zvicër humbën jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit.

familja-600x341

Varrimi i viktimave bëhet gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ndërsa në aksident shpëtoi vetëm një vajzë e vogël 3-vjeçe, gjithashtu e lënduar rëndë.

Ajo po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Një Citroen i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rreshen”, shkruan “Blick”.

kjooo

12 13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura