Vdiqën babë e bir nga ujërat e “tërbuar” në Malësi të Madhe, reagon vajza: Zoti na ka tha zemrat!

Nov 21, 2022 | 14:10
SHPËRNDAJE

Vajza e familjen Rushaj në Malësi të Madhë, që u godit nga tragjedia ku humbën jetën babë e bir, ka reaguar lidhur me humbjen e tyre.

familja

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo është shprehur se zoti I ka tharë zemrat dhe shpreson që shpirti i tyre të pushojë në paqe.

“Zoti na ka tha zemrat, shpirti juaj pushoftë në paqe”, ka shkruar vajza.

Ndërkohë më herët ajo reagoi sërish lidhur me ditën se kur do të kryehet ceremonia mortore.

“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ.

VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER.

PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO”, shkruan vajza.

Kujtojmë se Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj ndërruan jetë pasi u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.

Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura