Vdiq duke shpëtuar motrën 6-vjeçare. Treni shtyp familjen, nëna humb fëmijët para syve, përfundon në koma (fotot)

Aug 13, 2018 | 21:15
SHPËRNDAJE

Kishte shkuar me pushime per tu qetesuar, por aty i ndodh tragjedia me e rende e jetes. Humb te dy femijet e saj dhe vete ndodhet ne koma ne spital.

“Ka vdekur në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar motrën e tij 6-vjeçare, e cila i kishte ikur nga dora nënës teksa po kalonin shinat e trenit”.

3903452_Treno_investe 3903452_Treno_investe2_bimbi_grave_la_mamma 3903452_Treno_investe_famiglia_due_bimbi_morti

Kjo eshte nje nga hipotezat qe kane ngritur hetuesit qe po merren me ngjarjen e rende te dites se diele, ku dy femije, moter e vella humben jeten tragjikisht ne sy te nenes se tyre e cila me kot u mundua ti shpetonte.

Ngjarja ndodhi në Brancaleone, në provincën e Reggio Calabria, ku femijet 12 dhe 6 vjecare, Lorenco dhe Julia humben jeten, e nëna e tyre, Simona, 49 vjeç, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kome në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Reggio Calabria.

Nëna e dy viktimave të aksidentit te rende ka marre lëndime të rënda në kokë dhe fraktura të shumta.

Gruaja, e ndarë nga burri i saj, me te cilin kishte dy fëmijë, është një shtëpiake, jeton në Milano dhe kishte ardhur me pushime në Brancaleone me femijet dhe partnerin e ri.

550x190x3912091_1748_pipolo3.jpg.pagespeed.ic.gzudCdXanZ

Sipas raporteve paraprake, aksidenti mund të ketë origjinën nga fakti se vajza e vogël i iku nga dora, ndërsa nëna me vëllain e saj 12 vjeçar kaluan ne shinat e trenit. Do merrnin vajzen ta largonin prej aty, por ishte pikerisht ai momenti fatal, kur treni rajonal do të mbërrinte nga Reggio Calabria dhe do të drejtohej në Catanzaro Lido, i cili perplasi familjen, duke vrarë dy fëmijët ne vend.

Prokuroria e Lokrit ka hapur një hetim për aksidentin hekurudhor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura