VIDEO – Sekuestrohen armë zjarri, 1 minë me telekomandë e mijëra euro/ Ja kush janë të arrestuarit në Elbasan​

Nov 17, 2018 | 20:23
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Elbasanit ka dhene detaje lidhur me aksionin e sotem policor, ku u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan arme zjarri, nje mine me telekomande dhe nje sasi parash.

Burime zyrtare bene me dije se: Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ”Emin Matraxhiu” ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine  e proves materiale:

– 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;

– nje pale targa automjeti  gjermane

– nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Untitled

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;

– një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT,  me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.

– 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.

– një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.

– një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

– Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;

– Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t’i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal.

***

FOTO/ Blindohet Elbasani, detaje nga aksioni policor

FNSH në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ndërmorën një aksion blic, ku deri më tani mësohet se janë ndaluar 3 persona.

WhatsApp Image 2018-11-17 at 16.08.37

Në krye të operacionit gjendet kreu i policisë së Elbasanit Altin Qato, i cili i ka thëne  se operacioni është rutinë dhe se, janë ndaluar disa persona, të cilëve u janë gjetur municione.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se të ndaluarve u janë gjetur armë dhe fishekë, madje edhe një bombë gati për tu shpërthyer.

WhatsApp Image 2018-11-17 at 16.08.40Kontrollet tek perimetri i vilave të Çapajve

Aksionet janë përqendruar në pjesë të ndryshme të qytetit, fillimisht në zonën paranë Universitetit të Elbasanit dhe për disa orë të tjera fugoni i policisë është parë të stacionohet pranë hotel “Univers”, në pronësi të fisit Çapja, të cilët kanë edhe banesat e tyre aty pranë.

Ende nuk dihet nëse ka arrestime nga këta të fundit, por burime jo zyrtare thonë që mes të arrestuarve ka edhe nga fisi Çapja.

WhatsApp Image 2018-11-17 at 16.08.40 (1)

Një ditë më parë Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm  zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

a29627b6-bcd4-4990-99bd-ef5e481f1a09Kontrollet në qender të qytetit

Lleshaj kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura