Vdes teksa pinte kafe në lokal aktori i njohur shqiptar, e gjetën miqtë

Jan 27, 2017 | 9:58
SHPËRNDAJE

Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergj Trola ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare. Trola ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte ulur në një kafene afer Shallvareve, ne Tirane.

150363_1690157898234_2486670_n-471x381Burime për dritare.net, thanë se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryeze. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë.

Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe sëfundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit

Ylli Pepo. Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore. Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës.

Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura