Vdes shqiptarja 21-vjeçare në Athinë, dyshimi i shoqes: E vrau njerku

Oct 9, 2015 | 8:42
SHPËRNDAJE
Gjendet e vdekur një 21-vjecare shqiptare, pasi ishte hedhur nga kati i 4-t i ndërtesës ku banonte me nënën dhe njerkun. e së hënës, në pjesën e pasme të pallatit ku banonte me nënën dhe njerkun.

Maria Dalani, me origjine nga Korça jetonte në Athinë, është gjetur e vdekur të henen e kaluar. Rrethanat e vdekjes jane ende misterioze.

Maria Dalani
Maria Dalani

Shoqja e saj ka deklaruar ne polici dyshimet se ajo mund të jetë vrarë nga njerku i saj, me të cilin i kishte marrëdhëniet shumë të këqija.

Por nuk përjashtohet as pista e një vetëvrasjeje të mundshme, pais disa miq të saj i pohuan grupit të hetimit se kohët e fundit ajo ishte shumë e ngarkuar psikologjikisht, sidomos pas ndarjes nga i dashuri i saj.

Hetimet policore zbuluan se e reja nga Korca kishte rënë nga kati i katërt ndërkohë që në trup kishte fraktura të shumta nga përplasja me tokën.

Sipas dëshmive të miqve të 21-vjecares, kohët e fundit ajo nuk ishte mirë nga gjendja psikologjike, duke bërë që ajo të mbyllej në vetvete apo shpeshherë të shpërthente në të qara. Sipas policisë, 21-vjecarja dyshohet të jetë zhgënjyer nga një lidhje dashurie.

Policia mori në pyetje edhe një djalë, me të cilin Maria kishte lidhje deri në muajin prill të këtij viti. I riu ka dhënë shpjegime të hollësishme për hetuesit, duke treguar edhe arsyet pse cuan në ndarjen nga Maria dhe se kur kishte kontaktuar me të për herë të fundit.

Për policinë mbetet i cuditshëm fakti që viktima kishte me vete gjatë casteve të fundit edhe telefonin celular, gjë që rrallë haset në të tilla raste. Për këtë policia do të hetojë thirrjet dhe mesazhet e fundit drejt numrit të saj për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Por ngjarja është bërë edhe më e mistershme gjatë emisiont “Tatiana Live” të gazetares Tatiana Stefanidou. Një shoqe e Marias, ka përjashtuar mundësinë që ajo të ketë kryer vetëvrasje duke hedhur dyshimin se 21-vjecaren dikush e ka shtyrë. “Me siguri dhunohej në familje dhe konkretisht nga njerku i saj. Cfare lloj dhune nuk e di, por zihej shumë. Po, dhunohej në shtëpi dhe konkretisht nga njerku, por nuk e di per cfare lloj dhune bëhet fjalë”, është shprehur shoqja e 21-vjecares. Madje kohët e fundit, Maria u kishte thënë miqve që dëshironte të kthehej në Shqipëri, duke lënë të kuptohej se nuk shkonte mirë në Greqi.
Shpresa Dine 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura