Vdes nga hemorragjia në tru disa ditë pas lindjes së foshnjës, nëna dhuron organet e saj për ti shpëtuar jetën 12 personave të panjohur

Jan 23, 2020 | 12:45
SHPËRNDAJE

Një nënë e katër fëmijëve u nda nga jeta vetëm disa ditë pasi lindi fëmijën nga një hemorragji në tru.

Para se të vdiste ajo plotësoi dëshirën e saj të fundit duke i shpëtuar jetën 12 personave përmes dhurimit të organeve të saj.

Kathleen Thorson, nga Medford lindi fëmijën e saj të katërt, një djalë të quajtur Theodore, më 29 dhjetor.

Por 5 ditë më vonë ajo u dërgua në urgjencë pasi pësoi hemorragji në tru.

Pavarësisht disa operacioneve, ajo nuk mund të shpëtohej dhe u shpall e vdekur në tru.

Por familja e ktheu tragjedinë e tyre në një bekim për dhjetëra persona, pasi Thorson, e cila ishte regjistruar si dhuruese organesh, i dha të panjohurve 12 organet e saj përfshirë zemrën dhe mushkëritë.

“Gjendja e Kathleen u përkeqësua deri në një pikë ku ajo nuk mund të mbijetonte më. Siç ishte dëshira e saj, ne po bëjmë gjithçka mundemi që të shpëtojmë jetën e të njerëzve që kanë nevojë për dhurim organesh,”- tha shkroi Richard Stubbs, i cili organizoi GoFundMe.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura