Vdes në spital një 17-vjeçare, familjarët në Polici tregojnë rrethanat e ngjarjes

Nov 27, 2021 | 15:20
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti që i ka ndodhur në fshatin Maknor, Pezë.

policia-tirane

Policia bën me dije se e mitura “sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta”.

Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia thotë se po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura