Vdes në rrethana të paqarta një 46-vjeçare. Gruaja shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, më pas ndërroi jetë në shtëpi

Dec 8, 2021 | 23:10
SHPËRNDAJE

Një 46-vjeçare ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ku gruaja fillimisht ishte paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

ambulanca naten

Pasi kishte marrë trajtim në spital, 46-vjeçarja u largua për në banesë, por më pas rreth orës 21:40 policia ka marrë njoftimin se ajo ka ndërruar jetë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura