Vdes më i besuari i Toto Rinës, superkilleri i Cosa Nostra-s. Ja vrasjet që bëri

Jan 11, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Vdiq në spitalin e Parmës, Stefano Ganci, një nga njerëzit më të besuar të bosit të Cosa Nostra, Totò Riina.

ganci

Mediat italiane shkruajnë se ai ndërroi jetë ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, pas disa vitëvë që ishte në spital për shkak të një krize kardiake, që pasiu një gjendje nga e cila ai vuante prej kohësh.

Prokurori që ndjek cështjen ka bërë me dije se trupi i tij i pajetë do të largohet nga qyteti i Emilias për në Sicili në ditët e ardhshme, por pa u përcaktuar një datë.

Stefano Ganci ishte pjesë e bandës famëkeqe që ekzekutoi gjykatësin Borsellino. Ai ishte më i besuari i Cosa Nostra, i cilësuari edhe si superkilleri.

Ai ishte dënuar me burg përjetë, pasi ishte autor i disa vrasjeve, përfshirë atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe nënkyrtarin Ninni Cassarà.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura