Vdes legjenda e muzikës botërore nga koronavirusi

Mar 24, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

Legjenda e xhazzit, Manu Dibango ka vdekur pasi u infektua me koronavirus. Lajmi u njoftua nga përfaqësuesit e tij në rrjetet sociale.

86-vjeçari kamerunian, i njohur për hitin Soul Makossa të vitit 1972, është ylli i parë botëror që vdes nga COVID-19.

“Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në një spital në rajonin e Parisit,” tha Thierry Durepaire.

Një mesazh në faqen e tij zyrtare në Facebook konfirmoi se vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e infeksionit me virusin vdekjeprurës.

Funerali i tij do mbahet mes një privacie të rreptë, ndërsa homazhet për të do të bëhen në një moment të dytë.

Funeralet në Francë janë kufizuar në 20 persona si rezultat i masave të marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Saksofonisti ishte një nga pionierët e xhazit afrikan.

Hiti i tij më i madh ishte B-side, një këngë e realizuar për të mbështetur ekipin e futbollit Kamerun në Kupën Afrikane të Kombeve por që më pas u shpënda në të gjithë botën nga DJ në Neë York.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura