“Vdes ish-Zonja e Parë”, lajmi i gabuar në media që po pushton rrjetin

Apr 16, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Barbara Bush, bashkëshorte dhe nënë e dy presidentëve amerikanë është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nuk ka pranuar të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor, por vetëm kujdes dhe qetësi.

Zyra e bashkëshortit të saj, ish presidentit George H. W. Bush tha se ish zonja e parë 92-vjeçare mori këtë vendim pasi ka qenë disa herë në spital kohët e fundit dhe pasi u konsultua me familjen dhe mjekët.

C301D843-0E19-4FD7-B46D-BF7A30C20075_w1023_r1_s

Por kanali televiziv amerikan CBS duket se ka raportuar gabimisht për vdekjen e ish-zonjës së parë Barbara Bush, e cila në fakt është ende e gjallë, por shumë e sëmurë.

Gabimi ndodhi të dielën pas raportimeve se shëndeti i zonjës Bush, bashkëshortja e ish presidentit të SHBA Xhorxh HW Bush, po përkeqësohet.

CBS News duket se ka publikuar gabimisht një artikull të përgatitur më parë për vdekjen e 92-vjeçares.

CBS LADY

GJENDJA SHENDETESORE

Në deklaratë nuk jepeshin hollësi për trajtimin e saj, por thuhet se është e rrethuar nga familjarët dhe se vlerëson mesazhet dashamirëse dhe lutjet e shumta që po merr nga njerëzit.

Barbara Bush, shpesh e njohur për komentet e saj të hapura dhe të drejtpërdrejta ishte Zonja e Parë e Amerikës nga vitet 1989 deri në 1993, kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.Zoti Bush, edhe ai në gjendje jo të mirë shëndetësore vitet e fundit, është 93 vjeç.

Barbara Bush është gjithashtu nëna e ish presidentit Geroge W. Bush, presidentët të 43-të që Shteteve të Bashkuara dhe ish guvernatorit të Floridës, Jeb Bush. Barbara dhe George H. Bush u martuna në vitin 1945 dhe ata patën 6 fëmijë. Ata janë çifti presidencial me më tepër vite martese në historinë e SHBA.

PANORAMA/ BURIMI: RT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura