Vdes humanisti që ndihmoi Kosovën pas luftës

May 31, 2016 | 17:47
SHPËRNDAJE

Sot në moshën 77-vjeçare vdiq Rupert Neudeck, humanisti i madh që e ndihmoi Kosovën e pas luftës.

20160531161935269646

Me rastin e vdekjes së Neudeck, Qeveria e Kosovës thotë se me dhembje e ka marrë këtë lajm.

Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare.

Rupert Neudeck, ishte gazetar, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shprehur admirim dhe në të njëjtën kohë edhe dhimbje për humanistin Rupert Neudeck.

Sipas tij, Neudeck i kishte ndihmuar popullit shqiptarë atëherë kur kishte më së shumti nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura