Vdes gjatë punës 20-­vjeçari, pranga pronarit dhe përgjegjësit të firmës

Aug 29, 2015 | 9:57
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së një 20-­vjeçari gjatë punës në ndërtimin e një objekti në Velipojë, policia ka arrestuar pronarin dhe përgjegjësin e firmes se ndërtimit në Shkodër.

Policia e Shkodres
Policia e Shkodres
Sipas policisë lokale, në pranga kanë rënë shtetasit: Nikolin Çersaqi, 67 vjeç, pronar i firmës së ndërtimit “2 Nikoshpk” dhe Fejzi Selimi, 61 vjeç, me detyrë përgjegjës i brigadës së ndërtimit.

Sipas policise ata akuzohen për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë gjatë kryerjes së punimeve në një resort në Velipojë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi sepse nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet ndërtuese që po kryheshin nga ana e firmës “2 Niko shpk”, për llogari të firmës “Xhenis shpk”, në ndërtimin e objekteve të resortit “Grand Europa”, në Velipojë, në Shkodër. Ku dhe për pasojë gjatë punës ka humbur jetën duke rënë nga lartësia shtetasi F.R., 20 vjeç, banues në Shkodër”­ thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Gjithashtu nga hetimi i kryer rezulton se 20­vjeçari që humbi jetën dhe punëtorët e tjerë që punonin në firmën “2Niko shpk”, nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Shkelje e rregullave në punë me pasojë vdekje” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 289dhe 180 të Kodi Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura