Vdes foshnja e porsalindur në Durrës, familjarët akuza mjekëve: Ata nuk…

Sep 12, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/ Një foshnjë ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjës ndërsa mësohet se prindërit e tij kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal.

bebe-femije foshnje

Policia njofton se: “Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”

Burime për “Panorama” nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije lidhur me rastin në fjalë se: Foshnja ka ardhur ne jetë nëpërmjet lindjes cezariane. Dyshohet se ka patur një sëmundje të trashëguar genetisht, që konsistonte në thyerje të të gjitha kockave të fëmijës sapo prekej nga mjeku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura