Vdes Bud Spencer, i biri tregon fjalët e fundit të ‘gjigantit të mirë’

Jun 27, 2016 | 23:31
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur, Bud Spencer ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare. Lajmi për vdekjen e aktorit me emrin e vërtetë Carlo Pedersoli, është konfirmuar nga djali i tij, Joseph.606x340_336893

“Babai u largua paqësisht në orën 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë dhe fjalët e tij të fundit ishin “faleminderit””, tregon i biri.

Për të gjithë ai ishte gjigandi i mirë, i cili gjithnjë luante rolet e tij në krah të mikut, Terence Hill. Ai fitoi famë me filmat e viteve 1970.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura