Vdes avokati i njohur, i vë flakën vetes në mes të parkut. Gjendet letra që la pas

Apr 15, 2018 | 17:19
SHPËRNDAJE

Një avokat amerikan i ka vënë zjarrin vetes në një park në Nju Jork, në protestë ndaj ndryshimeve klimatike.

David Buckel, 60 vjeç, gjeti vdekjen e menjehershme ndersa trupi i tij u gjet  gjet në “Prospect” në Brooklyn.

Në një letër që iu gjet pranë, ai shkruante se i kishte vënë zjarrin vetes me karburant, për të simbolizuar atë që vet njerëzit po i bëjnë Tokës. Ai shkruante gjithashtu se shumë njerëz thithnin ajër të ndotur dhe shumë vdisnin para kohe.3078 (2)

“Ndotja po rrënon planetin tonë, po e bën të pabanueshëm. Po ndot ajrin, tokën, ujin dhe po trazon motin”, shkruante avokati në letrën e tij të fundit, që i ishte dërguar me “e-mail” edhe disa medieve, pak para se trupi i tij të gjendej.f6e2be3852d8a021f697224bb793b139

“Vdekja ime e parakohshme nga karburantet reflekton atë që ne po i bëjmë vetes”, shkruante ai.

Buckle ishte avokati kryesor në një rast, në të cilin policia në Nebraska u akuzua se kishte dështuar të mbronte Brandon Teena, një transgjinor adoleshent që ishte përdhunuar, sulmuar dhe më pas vrarë.

f6e2be3852d8a021f697224bb793b139

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura