Vdes 3 muaj pas humbjes së vëllait bashkëthemeluesi i markës së njohur Benetton

Oct 23, 2018 | 13:16
SHPËRNDAJE

Gilberto Benetton, një nga bashkë-themeluesit e firmës se njohur Benetton, ka vdekur në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje. BBC raporton se ai, me vëllezërit Luciano dhe Carlo dhe me motrën Giuliana, themeluan United Colors of Benetton në Itali në vitet 1960.

beneton

Familja është një nga më të fuqishmit në Itali, me interesa në ndërtim, transport dhe ushqim.

Gilberto u mor vecanerisht me rritjen e kompanise, nga biznes veshjesh, ne nje gjigant shumë-miliardësh.

Ai ishte ish-kreu i kompanisë Edizione, e cila kontrollon grupin më të madh të infrastruktures ne Itali. Ishte pikerisht, një njësi e kesaj kompanie qe operonte ne urën në Genoa e cila u rrëzua në gusht, duke shkaktuar vdekjen e 43 njerëzve.

Vdekja e tij vjen vetëm tre muaj pas ndarjes nga jeta të vëllait të vogël Karlo në korrik. Ai ishte 74 vjeç. Benettons gjithashtu kontrollojnë autogrill dhe aeroportet e Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura