Vdes 12 vjeçarja në Bari, shkak hipertemia malinje

Oct 10, 2017 | 13:35
SHPËRNDAJE

Një dymbëdhjetë vjecare ka vdekur para disa ditësh në spitalin pediatrik Giovanni XXIII di të Bari pas një ndërhyrje për një frakturë në kockën e temurit. Vajza nuk u zgjua më pas operacionit si shkak e një hipertermie malinje, një temperaturë shumë e lartë, deri në 44 gradë temperaturë trupi.

salle-operacioni

Mbi vdekjen Prokuroria e Barit ka nisur një hetim.

Një rast i ngjashëm është shënuar në muajin maj në Shqipëri, ku një paciente 15 vjeçare humbi jetën në një spital privat për shkak të hipertemisë malinje.

Çfarë është HIPERTEMIA MALIGNA?

Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rrallla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit.

Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura