Vdekjet nga kanceri, alarmi i ekspertëve: Jo më për shkak të duhanit, por obezitetit

May 30, 2015 | 18:05
SHPËRNDAJE

Teksa pirja e duhanit shihej si një rrezik shumë i madh për vdekjet nga kanceri, tashmë shkencëtarët e kanë lënë në hije atë, dhe po i kthejnë sytë nga ajo që ata e quajnë vrasësi më i madh dhe i heshtur, obeziteti.

 

Sipas “Daily Mail”, brenda dekadës së ardhshme, ekspertët parashikojnë se obeziteti do e ketë kaluar vijën e kuqe dhe do të kthehet në kërcënimin më të madh dhe serioz në krahasim me duhanin.

Shifrat e obezitetit tashmë fajësohen për 32.000 vdekje nga kanceri në Britani të Madhe çdo vit, paralajmërojnë hulumtuesit.

Ata thonë se dieta dhe ushtrimet fizike duhet të bëhet trajtimi “standard” për kancerin së bashku me kimioterapinë dhe kirurgjinë.

Brenda dhjetë viteve të ardhshme në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar obeziteti do të shkaktojë më shumë kancere se pirja e duhanit, thanë akademikët e Universitetit të Harvardit. Ekipi i studiuesve për të ardhur në këtë përfundim, kanë kaluar tre vjet duke vlerësuar lidhjen midis obezitetit dhe kancerit, duke parë studimet e publikuara më parë dhe duke përdorur programe kompjuterike për të modeluar tendencat e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura