Vdekja tragjike, Kobe Bryant do të nderohet në Çmimet Oskar

Jan 29, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Kobe Bryant do të nderohet në Çmimet Grammy më 9 shkurt.

Bryant, i cili vdiq tragjikisht të dielën, fitoi një Oskar në vitin 2018 për filmin e tij të shkurtër të animuar “Dear Basketball”, bazuar në një ese që atleti shkroi ndërsa i afrohej largimit nga NBA në 2016.

Pas marrjes së çmimit, Bryant shkroi në Twitter: “Kjo është përtej imagjinatës.”

Të dielën gjithashtu Çmimet Grammy nderuan ikonë e basketbollit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Staples Center, ku Bryant luajti me Los Angeles Lakers.

Bryant ishte mes 9 personave që u vdiqën në një aksident me helikopter, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Ai ishte 41 vjeç dhe la pas gruan e tij Vanessa dhe tre vajzat Natalian, 17vjeç, Biankën, 3 vjeç, dhe Caprin, 7 muajshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura