Vdekja tragjike e nënës dhe foshnjës së saj, policia del me njoftim zyrtar: Ja si ndodhi ngjarja

Nov 26, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Vlorën, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati me foshnjën e saj 1 vjeçar dhe për pasojë ndërruan jetë. 

 

Deshmitari qe u perball i pari me skenen e tmerrshme dhe degjoi kur nena me te birin rane nga lartesia ka treguar se ajo nuk ishte banore e pallatit dhe se ishte vajza e nje mjeku qe njihej ne qytet.

Deshmitari tha nder te tjera se ne momentet kur ai ka dale dhe ka pare ne toke nenen, ajo kishte shenja jete kurse femija ka pasur te çara ne fytyre dhe eshte transportuar ne spital me makine nga nje banor i pallatit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura