Vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës 13-vjeçare, bashkëshortja e tij hedh në gjyq pronarin e helikopterit

| 10:36
SHPËRNDAJE

E veja e Kobe Bryant, Vanessa ka paditur pronarin e helikopterit ku humbën jetën tragjikisht legjenda e basketbollit dhe vajza e saj, Gianna.

Sipas padisë së ngritur nga Vanessa në Los Angeles të hënën, piloti i helikopterit, Ara Zobayan ishte treguar i pakujdesshëm duke udhëtuar në mot me re dhe duhet të kishte anuluar fluturimin.

Zobayan ishte midis nëntë personave të vrarë në aksident.

Padia është ngritur ndaj kompanisë  Island Express Helicopters Inc dhe gjithashtu targeton përfaqësuesin ligjor të pilotit, të identifikuar vetëm, si  “Doe 1” deri sa të përcaktohet një emër.

Vanessa Bryant pohon në padi se Zobayan kishte shfaqur neglizhencë në 8 raste, duke përfshirë dështimin për të vlerësuar siç duhet motin, duke fluturuar në kushte jo të mira dhe që nuk arriti të kontrollojë helikopterin.

Një shërbim përkujtimor publik u mbajt për Kobe Bryant, vajzën e tij 13-vjeçare dhe viktimat e tjerë të aksidentit përfshirë Zobayan.

Vanessa gjatë memorialit e përshkroi Kobe si një bashkëshort të përsosur.

Gjithashtu i bëri homazh Gianës: “Buzëqeshja e saj ishte si drita e diellit. Buzëqeshja i mbulonte të gjithë fytyrën. Kobe gjithmonë thoshte se më ngjante mua. Ajo kishte personalitetin dhe sarkazmën time. Ajo kishte buzëqeshjen më të bukur. Ishte infektuese.”

Zobayan, piloti me të cilin udhëtonte shpeshherë Bryant, u përpoq të udhëtonte në kohë me mjegull të rëndë dhe shikueshmëri të kufizuar.

       

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.