Vdekja tragjike e Emiliano Salës tronditi mbarë botën, piloti 66-vjeçar pranon fajin

Oct 18, 2021 | 18:49
SHPËRNDAJE

Vdekja tragjike e Emiliano Salës tronditi mbarë botën për mënyrën dhe shkaqet të ndarjes së tij nga jeta. Ish-sulmuesi argjentinas i cili ishte duke udhëtuar me një avion privat nga qyteti i Nantës ku luante prej vitesh futboll në drejtim të Kardifit në Angli për të luajtur me këta të fundit në Premier Ligë.

emiliano salah

Në zonën e quajtur si Kanali i Lë-Manshit, ish-sulmuesi i njohur ndërroi jetë pasi avioni ku ai po udhëtonte drejt Anglisë ra në det. Pas disa ditësh kërkime ai u shpall si i vdekur më 21 janar të 2019, ku pas shumë kërkimesh nga autoritetet franceze dhe britanike trupi i tij u gjet pa jetë.

Ndërkohë ditën e sotme është vetë-shpallur fajtor piloti që i organizoi udhëtimin Salës, 66-vjeçari Dejvid Henderson i cili ka pranuar një pjesë të akuzave kundër tij, përkatësisht ato që lidhen me përpjekjen për të transportuar një pasagjer pa autorizim të vlefshëm.

Një akuzë nga e cila Henderson do të duhet të mbrojë veten para jurisë që duhej të konfirmonte se ata nuk ishin tifozë të Kardifit kur u përzgjodhën për debatet e hapjes së gjyqit. Një familje tjetër u shkatërrua nga kjo tragjedi, ajo e pilotit të avionit privat Dejvid Ibotson. Trupi i pilotit që ndërroi jetë në aksident nuk është gjetur kurrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura