Vdekja në maternitet/ “Morti s’ka rënë në shtëpinë e Aidës, por te të gjithë”

Sep 18, 2016 | 15:15
SHPËRNDAJE

“Morti ka rene jo vetem ne shtepine e Aides, por ne shtepine e te gjitheve”. Dhe kur këtë e thotë një mjeke gjinekologe e cila punon në njërin nga maternitetet në Tiranë, është shumë e rëndë.

anika-dokle

Ajo ka qenë kritike kohët e fundit. Vajza e Namik Dokles, Anika, mjeke gjinekologe pranë Spitalit Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni” në të cilin humbi jetën Aida Çajka bashkë me foshnjen e palindur, kërkon hetim të thellë të çështjes pasi sipas saj, përgjegjësia nuk është vetëm e mjekëve, por kemi të bëjmë edhe me përgjegjësi administrative.

STATUSI I PLOTE I DOKLES:

Te hetohet thelle!!
(Morti ka rene jo vetem ne shtepine e Aides, por ne shtepine e te gjitheve.)

Ne kushtet kur ne maternitet mungojne resurset imazherike te sofistikuara, mungon infrastruktura per kirurgji abdominale, ne kushtet kur koordinimi i urgjencave nuk eshte ne doren e mjekut por te nje strukture tjeter larg maternitetit, ne kushtet kur reanimacioni i maternitetit nuk funksionon si nje njesi e vertete e terapise intensive, cfare duhet te beje nje mjek obsteter para nje diagnoze te veshtire ne kushtet e shtatezanise?
Nuk ka asnje mundesi vecse ta percjelle pacienten drejt spitaleve qe permbushin keto kushte.

Pergjegjesite te proporcionohen!!
Ne kete histori ka pergjegjesi klinike dhe administrative.

Te hetohet thelle qe te mos kete Aida dhe Helidone te tjere ne kete vend, viktima te nje sistemi teresisht te kalbur!!!

anika dokle

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura