Vdekja misterioze e binjakëve në Berat/ Pas dyshimeve për helmim nga qumështi, reagon AKU: Morëm mostrat për analiza

Jan 29, 2020 | 11:50
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes tragjike te binjakeve ne Berat, qe u gjeten te pajete ne shtrat, ka dyshime se shkak mund te jete bere qumeshti pluhur qe atyre u eshte dhene para se t’i vinin ne gjume.Berat-foshnjat-2

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

“Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë”- ben me dije AKU.

Sipas AKU “produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.

Nderkohe qe referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh.

AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura