Vdekja e Vokrrit, Rama dhe Berisha bashkohen me dhimbjen. Ja mesazhet

Jun 9, 2018 | 14:12
SHPËRNDAJE

Vdekja e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit ka prekur edhe politikanët shqiptare, duke bashkuar me dhimbjen, 2 rivalët, Edi Rama dhe Sali Berisha.  Nëpërmjet statuseve në “Facebook”, 2 politikanët shqiptarë i dhanë lamtumirën legjendës kosovare.

Rama dhe Berisha

“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Nga ana tjetër, mesazhi ngushëllues i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë disi më i gjatë. Ai e ka quajtur ditën e sotme si ditë zie për sportin shqiptar.

vokri (1)

“Fadil Vokrri, futbollisti legjendar, Kryetari i Federates se Futbollit te Kosoves mbylli syte per gjithmone! Me kete rast le te shprehim te dashur miq dhimbjen dhe mirenjohjen tone te thelle ndaj legjendes se futbollit kombetar, i cili, dhe ne kushtet e pushtimit barabar serb te Kosoves, me talentin e tij te ralle dhe kulmet qe arriti u be nje emer i madh ne futbollin e kohes dhe mbushi me krenari zemrat e mbare shqiptareve.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se tij dhe autoriteteve te Kosoves per kete humbje te madhe per sportin dhe mbare kombin shqiptar, i lutem Zotit qe shpirti i Fadil Vokrrit, futbollistit te pavdekshem shqiptar te prehet ne paqe”, shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura