Vdekja e regjisorit Fejzo/ Demalia: Tiranës i’u largua një artist shumë dimensional! Duket sikur po afron ora e…

Nov 22, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ilir Demalia ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit, Muharrem Fejzo. Në një postim në Facebook, Demalia thotë se Tiranës iu largua një kurrorë e çarmit të qytetarisë.

fejzo

Sipas Demaliajt, me e largimin e Fejzos duket si kur po afron ora e ceremonisë mortore te kambanave të mortit të kryeqytetit të Tiranes që tashmë, thotë ai, de-facto ka vdekur si identitet social-kulturor-historik.

Postimi i plotë i Ilir Demaliajt

Lamtumirë Muharrem Fejzo!

Sot në mëngjes një lajm i hidhur për qytetarinë e Tiranës.

Tiranës j’u largua sot një kurorë e çarmit qytetarisë, e fisshmërisë së Tiranës, e mirësisë së Tiranës, e paqshmërisë së Tiranës, një artist shumë dimensional, piktor, skulptor, regjisor.

Aq shumë ka nevojë Tirana sot për njerës si Rrema dhe aq shumë po i rrallohen ato si simbole të një modeli qytetarie. Të një qyteti që tashmë është maskruar fizikisht, historikisht, kulturarisht dhe i vetmi identitet në këtë kooperativizim gjigand urban-shoqëror të Tiranës, kanë ngelur dhe disa të fundmë moikanë…

Me e largimin e Fejzos dhe funeralin e tij dhe të ngjashmëve të pakët që kanë ngelur, duket si kur po afron ora e ceremonisë mortore te këmbanave të mortit të kryeqytetit të Tiranes që tashmë de-facto ka vdekur si identitet social-kulturor-historik.

Pushofshë në Paqë, elitar i qytetarisë kryeqytetase.

Fotot e mëposhtëme janë gjatë xhirimit të filmit “Muri i gjallë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura