Vdekja e Paulin Prekës/ Luan Rama: Mishërim i mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane, artist që skenës shqiptare nuk i vijnë shpesh

Sep 4, 2021 | 21:31
SHPËRNDAJE

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta të aktorit, mjeshtrit të madh Paulin Preka.

luan rama preka

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama thotë se ai të mbetet modeli dhe referenca e njeriut artist dhe e artistit njeri.

Sipas tij, Paulin Preka është mishërim i mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane.

Reagimi i Luan Ramës

NA I FAL LOTËT E DHIMBJES

ZOTNI PAULIN PREKA !

Na ke mësuar të të duam me humorin tënd të fisëm zotni Paulin Preka, mishërim i mençurisë dhe qytetarisë unike shkodrane.

Na u bëre i dashur me praninë tënde përherë elegante, përmes artit të një cilësie të epërme, veti e artistëve të një lloji të veçantë që skenës shqiptare nuk i vijnë shpesh.

Ike për të qenë shembëlltyrë e njeriut që fali vetëm mirësi dhe dashuri.

Do të mbetesh modeli dhe referenca e njeriut artist dhe e artistit njeri, përmbledhur në fjalën magjike që në Shkodër merr vlerë dhe ngjyresë të veçantë: ZOTNI !

Na i fal lotët e dhimbjes zotni Paulin Preka!

Të ndrittë shpirti!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura