Vdekja e Noemit, flet mësuesja: E mora që në klasën e parë, zoti ma mori nga duart

Feb 22, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

Aksidenti i Rëndë në Shkodër, la pas katër viktima dhe një prej tyre ishte Noemi, vazja 10-vjeçare.

Sot në një prononcim ka folur Mësuesja e saj, e cila ka thënë se ishte një ngjarje që ka tronditur të gjithë.

mesuesja e noemit

Marije Leka, tha se ajo e kishte marrë që në klasë të parë, por zoti ja mori nga duart.

Është një ngjarje e rëndë që na ka tronditur. Noemin e mora që në klasë të parë. Ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkolle. Një sjellje shembullore. Ishte një shembull për të gjithë fëmijët. Unë edhe një vit dal në pension dhe Zoti ma mori nga duart. Na gjymtoi të gjithëve. E kam edhe në lagje dhe jemi të tronditur. Nuk arrij ta besoj çfarë ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura