I jepet lamtumira Nemtsov, Rusia ndalon politikanët e huaj në funeral (FOTO/VIDEO)

Mar 3, 2015 | 11:19
SHPËRNDAJE

Rusi- Mijëra qytetarë rusë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit liderit të opozitës, Boris Nemtsov në funeralin e mbajtur në Moskë. Disa politikanë të BE-së dhe lideri i opozitës në Rusi u ndaluan të marrin pjesë në funeralin e politikanit rus Nemtsov.

Qytetaret i japin lamtumiren Nemtsov
Rusi

Siç raporton BBC-ja, një politikani polak i ishte mohuar një vizë, nën sanksionet ekzistuese ruse, ndërsa një eurodeputet në Letoni u kthye prapa pas mbërritjes në aeroportin e Moskës.

Udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny i ishte mohuar leja për të lënë burgun, ku ai po vuan një dënim 15-ditor.

Funerali i deputetit të vrarë u mbajt pasdite në një varrezë të Moskës, Troyekurovskoye, ku u varros gazetarja e vrarë në 2006 Anna Politkovskayta.

Nemtsov, një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin, u vra në një urë pranë murit të Kremlinit të premten në mbrëmje.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe nuk ka motiv të qartë se kush e ka kryer krimin. Një video u publikua të dielën ku duket se një person e priste në këmbë mbi urë Nemtsov. 

Rusi
Rusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura