Vdekja e Mahsa Amini/ Shpërtheu kundër qeverisë iraniane, tifozët bavarezë mbështesin futbollistin kundërshtar gjatë ndeshjes

Oct 1, 2022 | 19:09
SHPËRNDAJE

Gjatë ndeshjes mes Bajern Mynihut dhe Bajer Leverkusen, tifozët bavarezë shprehën mbështetje dhe solidaritet për futbollistin kundërshtar Sardar Azmoun dhe protestuesit në Iran për vdekjen e Mahsa Amini.

309994677_1433226567168566_8751039295336203789_n

27-vjeçari Azmoun, i cili ka shënuar 41 herë në 65 ndeshje për kombëtaren, theu heshtjen në një postim në Instagram, duke folur kundër qeverisë iraniane dhe duke ofruar mbështetjen e tij për të drejtat e grave.

Ai mund të përballet me përjashtimin nga kombëtarja dhe mund të humbasë Kupën e Botës në Katar.

Në postimin e tij shkruhej: “Në rastin më të keq do të më përjashtojnë nga kombëtarja. Nuk ka problem. Unë do ta sakrifikoja atë për një fije floku në kokën e grave iraniane. Kjo histori nuk do të fshihet. Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Turp për ju që vrisni kaq lehtë; rrofshin gratë iraniane.”

309609568_914468936195780_2945583606038384561_n

Mijëra iranianë kanë dalë në rrugë gjatë dy javëve të fundit në protesta për vdekjen e Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila ishte arrestuar nga policia në kryeqytetin Teheran pasi dyshohet se mbante shaminë e saj të detyrueshme shumë lirshëm.

Protestuesit kanë shfryrë zemërimin për trajtimin e grave dhe represionin më të gjerë në Republikën Islamike. Demonstratat mbarëkombëtare u përshkallëzuan me shpejtësi në thirrje për përmbysjen e strukturës klerikale që ka sunduar Iranin që nga revolucioni i tij islamik i vitit 1979. Protestat kanë marrë mbështetje nga e gjithë bota me Amnesty International duke thënë të premten se forcat e sigurisë në Iran kishin vrarë të paktën 52 persona që nga fillimi i tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura