Vdekja e legjendës Brajant/ Rritet numri i viktimave nga rrëzimi tragjik i helikopterit, autoritetet konfirmojnë 9 persona

Jan 27, 2020 | 8:53
SHPËRNDAJE

Thellohet akoma më shumë tragjedia e rrëzimit të helikopterit. Në fillim u raportua së në të ndodheshin 5 persona, ndërkohë që orët e fundit, autoritetet amerikane konfirmuan se 9 persona janë gjetur në bord, gjatë aksidentit fatal të Kobi Brajant.

Christina-Mauser-Kobe-Bryant-Helicopter-crash

Përveç Kobit dhe vajzës së tij 13-vjeçare Xhanën, në bord kanë qenë edhe Xhon Altobeli, trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alisia si dhe trajnerja e basketbollit për vajza Kristina Mauser. Gjithashtu në helikopter kanë qenë edhe Sara Çester dhe Pajton Çester.

Deri tani këta janë personat e identifikuar, ndërkohë që në orët në vazhdim, pritet të identifikohen edhe piliti që humbi jetën në aksidentin tragjik.

Viktimat

Policia ka shtuar se rikuperimi i trupave është i vështirë dhe do të duhen disa ditë, pasi përplasja ka ndodhur në një zonë ku nuk ka rrugë automobilistike. Ndërkohë që pjesët e helikopterit janë përhapur në zona të ndryshme. Në hetim po merr pjesë edhe FBI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura