Vdekja e ish-kryeministrit të Kosovës, Basha: Ishte shqiptar i madh

Aug 21, 2017 | 11:31
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar per vdekjen e ish-kryeministrit te Kosoves Bajram Rexhepi, duke e cilesuar si “njeri i veçantë dhe shqiptar i madh”.

Lulzim-Basha-fitore-pd1

“Pak njerëz i kanë shërbyer popullit të tyre si ai, duke u kujdesur me përkushtim si mjek për jetët e njerëzve, duke luftuar për lirinë e tyre dhe duke drejtuar përpjekjet e tyre për demokraci dhe përparim.
Kam patur nderin të takohem shpeshherë me Bajramin dhe do të ruaj përherë brenda meje mbresat e pashlyera për dinjitetin, përunjësinë dhe mirësinë e tij.
Në këto momente të dhimbshme të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta bashkoj lutjet e mia me ato të familjarëve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe! I paharruar kujtimi i tij!​”, perfundon mesazhi i Bashes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura