Vdekja e ish-kryeministrit kosovar, Meta: Humbje e madhe!

Aug 21, 2017 | 15:21
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur mesazhin e tij ngushëllues për largimin nga jeta të ish -kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili vdiq sot në një spital në Turqi, do të varroset me ceremoni shtetërore.

20915528_10155070244776523_4381138549836497984_n

“Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e instucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, shkruan Meta në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura